Përplasja Rama-Spiropali/ Kume: Të pakënaqur janë dhe deputetë të tjerë brenda PS-së

Përplasja Rama-Spiropali/ Kume: Të pakënaqur janë dhe deputetë të tjerë brenda PS-së

Deputetja Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur publikisht kryeministrit Edi Rama, pasi ai e kërcënoi me përjashtim nga grupi parlamentar socialist, në rast se do vijonte kritikat në rrjete sociale. 

 

Spiropali ka sfiduar Ramën, me anë të një reagimi në Facebook ku sqaron se ajo nuk ka bërë kritika për Partinë Socialiste, por ka kërkuar ndarjen e partisë nga shteti.

 

Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e MCN Live tha se pakënaqësi kanë dhe shumë deputetë të tjerë brenda PS-së. 

 

Sipas Kumes, Rama i ka kërkuar të takohen në shpesh me qytetarët, por deputetët ndihen të pafuqishëm për zgjidhjen e problemeve të tyre, duke qenë se vendimmarrjen në PS-së e kanë persona të tjerë. 

 

Duket sikur ka përplasje të hapur mes kryeministrit Rama dhe deputetes Spiropali. 

 

Përplasje që nisi edhe pas zëvendësimit të Spiropalit si ministre e Jashtme. 

 

Dje Spiropali me një reagim sfidoi hapur kryeministrin.

 

Deputetet e PS-së kanë një shqetësim. Rama i ka kërkuar të rrisin takimet me qytetarët, por sipas pretendimeve të tyre, pushtetin për vendimmarrje e kanë personat që janë apolitikë në PS. Në këtë formë, kur shkojnë të takohen me qytetarët, ndihen të pafuqishëm, për t’i dhënë zgjidhje problematikave. Këtë shqetësim në mbledhjet e grupit, e shprehim pak persona, mes tyre dhe Spiropali. Nuk janë të kënaqur si po vlerëson nga kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy