
Gazetari Blendi Fevzou në emisionin Të Pa ekspozuarit në MCN TV deklaroi se Rama ka një kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike në vend. Ai tha se opozita është jetike për vendet si Shqipëria dhe vendet shumë demokratike, ndërsa theksoi se Alibeaj për të nuk përfaqëson asgjë. Sipas tij, kjo kategori e njerëzve nuk mund të qëndrojë në pushtet dhe të paguhet me taksat e qytetarëve.
Problemi është se Rama ka një kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike në vend. Një nga liderët që ne konsiderojmë më autoritarist që është Erdogan ka 4 qytetet të Turqisë që si ka nën kontroll. Ka humbur 4 qytete kryesore të Turqisë edhe pse ka 20 vite në krye të saj. Ne kemi një situatë ku Rama dominon të gjitha pushtetet, ndërsa për drejtësinë nuk them dot gjë sepse aty janë dhe ndërkombëtarët. Opozita është jetike për vendin tonë dhe për vendet shumë demokratike. Alibeaj për mua nuk përfaqëson asgjë. I vetmi që sot e konsideroj si figurë politike ishte Gamend Bardhi dhe Agron Shehaj. Të gjitha pritjet e reja të Bashës nuk kanë fibër politike. Por këta njerëz janë deputetë të parlamentit të Shqipërisë kanë marrë vota nga e 680 mijë shqiptarëve paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, pra kjo kategori e njerëzve nuk mund të qëndrojë në pushtet dhe të paguhen me taksat tona. Politikanët më të mirë që kemi ne janë ata që kanë dalë në ‘97.



