Basha: Të tretët në Europë për rritjen e çmimeve, durimit i ka ardhur fundi

Basha: Të tretët në Europë për rritjen e çmimeve, durimit i ka ardhur fundi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke iu referuar EUROSTAT thotë se në 7 vitet e fundit Shqipëria renditet e treta në Europë për çmimet e rritura. Sipas numri 1 të opozitës kjo për shkak të një kryeministri të dështuar, ndërsa shton se durimit i ka ardhur fundi.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!

Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy