Policia gjen sërish kokainë në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”

Policia gjen sërish kokainë në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”

Policia e Durrësit vijon të ushtrojë kontrolle në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fuit” në Portin e Durrësit, ndërsa për të tretën herë është gjetur një sasi e konsiderueshme me kokainë. Policia njoftoi këtë të enjte se kontrollet janë ushtruar në vijim të operacionit policor të koduar “Rada” ndërsa më herët janë sekuestruar në dy episode të ndryshme mbi 17 kilogramë kokinë në total.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar "Rada", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë "Alba Exotic Fruit".

Në vijim të operacionit “Rada" të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy