Çipi tregon arsyen pse s’ishte në takimin e Alisë me studentët: U zhgënjeva kur pashë që i fërkuan shpatullat Ramizit!  

Çipi tregon arsyen pse s’ishte në takimin e Alisë me studentët: U zhgënjeva kur pashë që i fërkuan shpatullat Ramizit!  

Regjisori Kastriot Çipi tregoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV arsyen pse nuk ishte i pranishëm në takimin e Ramiz Alisë më studentët.

Çipi tha se u zhgënjye kur pa studentët në fund të mbledhjes që i drejtoheshin me dashuri Ramiz Alisë dhe i fërkonin shpatullat këtij të fundit.  

Ajo mbledhje e parë për mua s’do funksiononte nëse s’do ta drejtonte Tefalin Malëshyti. Ka ikur në emigracion dhe s’u përzje fare me PD-në, përveç tre muajve të parë. Në 8 dhjetor ka pasur protestë të studentëve, kanë qenë konviktorë. Të hënën ka filluar greva, vazhdoi edhe të martën. Të martën u dha lajmi që Pleniumi ka lejuar pluralizmin dhe do shkojë një përfaqësi studentët.

Debati ishte që Hajdari thoshte do ta pranojmë takimin të shkojmë atje, Gonxhe thoshte që të vijë Alia këtu. Në mbledhje kemi qenë 45 vetë, formula ka qenë tre studentë, një pedagog. Në fund të mbledhjes ka ardhur Hajdari që tha nuk priten më shumë se 30 vetë në takim. Më parë kisha pasur një debat me Hajdarin, pasi më tha që s’mund të vish me mjekër te Alia.  

Pashë një kakofoni, që po ziheshin për numrat. Unë u çova dhe u thashë që çdo fakultet të zgjedhë një njeri, nga Akademia e Arteve po iki unë. Parja e videos së mbledhjes më ka zhgënjyer. Pse nuk isha, thashë. Unë s’do kisha bërë asgjë më shumë në kuptimin e artikulimit, por më erdhi inat kur pashë ato skena. Dashuri për Ramiz Alinë! I fërkonin shpatullat! Nuk shpjegohej ajo sjellje atij grupi studentësh!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy