
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, gazetari Blendi Fevziu thotë se avantazhin më të madh e ka Edi Rama.
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se problemi më të madh që ka opozita është duhet të shohë më shumë nga vetja se sa nga Rama.
Sipas tij, Edi Rama është shumë më i avancuar se ata dhe po krijon hapësira të tjera, siç është turi në diasporë.

Fakti që kryeministri shkon për të takuar qytetarët shqiptarë në Milano, sikur 7 mijë veta të ketë, nuk është asgjë, nuk e shoh tek masiviteti.
Rama po mundohet të ecë në disa rrafshe me zhvillimin e turizmit, po mundohet të injektojë tek emigrantët krenarinë.
Në kontrast me gjithë këtë, e gjithë opozita është në një moment që merret me çështjen se kush është opozita parlamentare.
Cili do jetë njeriu që do e drejtojë opozitën? Kush do të jetë zëri dhe figura? Sa takime bën Rama nga cepi në cep.
Sot më shumë se 40% e popullatës së Shqipërisë jeton direkt dhe indirekt me turizmin se aty përfshihen dhe bujqësia dhe sektorë të tjerë.
Në të gjitha rastet ka pasur një qeveri alternative. Sot nëse pyet se kush është opozita, përveç Berishës, kë do të thonë?
Berisha duhet të mbetej kryetar nderi. Nuk është problem të humbësh zgjedhjet, por të mbash peng një parti dhe mos të largohesh sa herë humb zgjedhjet.
E njëjta gjë vlen dhe për Ramën, nëse humbë zgjedhjet. Opozita është mbrapa dhe kjo do jetë fatale, nuk është e organizuar, akoma nuk e dimë se kush janë krerët e drejtimit në qarqe.
Shoh shumë mbështetës të opozitës, të hutuar, të trishtuar që duket sikur i kanë vënë para komunistët, siç thonë.
Opozita duhet të kishte një organizim më kapilar. Meta me konventën që bëri tentoi ta riorganizojë partinë, por nga 2021 deri në 2024 kur bëri konventën, LSI ishte inekzistente.
Është si ajo biçikleta që kur e lë për vite në bodrum dhe e nxjerr, edhe po të punojë i janë plasaritur gomat.
Klientelizmi politik ishte baza ku mbështetej LSI. Tani është e vështirë se ku do mbështetet LSI, kush është boshti? Një gjë është reale në Shqipëri.
Shqipëria ka më shumë se 53% të njerëzve të pakënaqur me qeverinë dhe një mbështetje 22% të pakënaqur me opozitën.
Pikëpyetja e madhe që duhet të bënte opozita, është pse këta 31% nuk i afrohen opozitës.
Nëse Rama vazhdon turin e tij në diasporë, do ketë më shumë akses te diaspora.
Nuk mendoj se partia kryesore opozitare ngelet keq për mjete financiare.
Argita Malltezi është një njeri shumë i zgjuar dhe shumë e aftë, por në natyrën e saj si juriste, është shumë e tërhequr.
Një nga problemet që kishte Basha, ishte mungesa e komunikimit me shoqërinë, me pjesën tjetër të publikut.
Problemi nuk është kë do vërë Berisha, por kush mund të bëhet.
Në vijim mes të rinjve në politikë, Fevziu vlerësoi kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, duke thënë se e sheh si një njeri të vërtetë i cili vepron ashtu si mendon.
Nuk e di se sa vota do marrë, por më duket më i vërtetë se të tjerët. Por ka një problem tek të rinjtë, ka shumë propagandë.



