Paketa “anti-shpifje”/ Rama: Duhet të paguajnë sa frëngu pulën dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve

Paketa “anti-shpifje”/ Rama: Duhet të paguajnë sa frëngu pulën dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të një tjetëra për propozimin e tij për paketën antishpifje ku sipas tij kjo nuk do të jetë e përfshirë në Kodin Penal.

Në postim në "Twitter", kreu i ekzekutivit deklaron se shpifësat e çdo lloji duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një supë burgu për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.

Paketa Anti-Shpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t'i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t'u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorë”, shkruan Rama.

Ndërkohë Kryertarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se personi i parë që duhet denuar për shpifje është vetë propozuesi i kësaj nisme, kryeministri.

Propozimi i shefit te mazhorances mori jete se fundi nga denoncimi i ish-oficerit Emiljano Nuhu, qe zbuloi se nje vajze, Xhisiela Maloku, ishte dhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, por qe ditet e fundit 24-vjecarja nga Fushe-Kruja mohoi gjithcka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy