Pas deklaratave të ministrit Tahiri, se gjyqtari që pezulloi Haki Çakon ka liruar nga burgu një person të dënuar për vrasje dhe përdhunim, ka reaguar edhe PD.
Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka tha se Tahirin e ka kapur paniku i arrestimit dhe për këtë arsye po shantazhon Gjykatën e Apelit. Ndërkohë i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar, BE dhe SHBA, që të reagojnë duke dënuar sulmin.



