Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm/ Çuçi: Shqipëria, vend model në parandalimin e radikalizmit

Konferenca Globale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm/ Çuçi: Shqipëria, vend model në parandalimin e radikalizmit

Në Tiranë u zhvillua sot konferenca globale mbi ekstremizmin e dhunshëm që shpreh rëndësinë thelbësore e Rehabilitimit dhe Riintegrimit në përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Konferenca e nivelit të lartë, e bashkëorganizuar nga Qeveria e Shqipërisë, Bashkimi Evropian dhe Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund, GCERF), u fokusua në nevojën për të rehabilituar dhe ri-integruar të kthyerit nga konfliktet jashtë vendit, përfshirë dhe familjet e tyre.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në fjalën hapëse të konferencës përmendi edhe njëherë operacionin e katërt të finalizuar pak javë më parë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.

Ai tha se kjo është një punë që do të vijojë, ndërsa evidentoi faktin si riintegrimi i këtyre shtetasve kryhet sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM.

Shqipëria miratoi një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare. Agjencitë e zbatimit të ligjit, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale duhet të punojnë krah për krah për të garantuar procese të shëndosha rehabilitimi dhe ri-integrimi në komunitet nën koordinimin e Qendrës së kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është angazhuar në një dialog dhe rrjet kapilar për të trajtuar këto sfida duke përdorur praktikat më të mira si pjesë e sfidës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Më tej ai theksoi gjithashtu faktin se Shqipëria me Qendrën CVE cilësohet si model në parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy