
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur sot zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës, që kishin dhënë dorëheqje pasi në Qeveri të Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.
Pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna me shumicë serbe, nga ana e presidentit Hashim Thaçi. Ai ka ftuar subjektet politike që të garojnë dhe të përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Tutje Haradinaj ka ftuar edhe qytetarët serbë të dalin e të votojnë. Po ashtu ai bën thirrje edhe për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj.



