Pas deklaratës së ish-kryeministrit, Sali Berisha në lidhje me rritjen e tarifës së studimit, ka reaguar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
“Me ligjin e ri për arsimin e lartë, tarifat as janë rritur dhe as nuk do të rriten këtë vit të ri akademik” - ka deklaruar ministrja duke e cilësuar postimin e Berishës një gënjeshtër të madhe.



