
Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se prej tij është bërë një në cilësinë e deputetit por edhe në cilësinë e një qytetari, të njohur me elementët e një vepre penale lidhur me dosjen “Partizani”.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se e ka ndjekur atë çështje prej shumë vitesh, që kur “gatuhej” ajo formë privatizimi dhe pastaj të gjitha veprat penale që kanë pasuar.
Vazhdoj të mbetem i bindur që rasti i privatizimit të kompleksit “Partizani”, është një rast tipik si në librat e kriminalistikës, që një pjesë prej jush kanë studiuar, të korrupsionit.
Sot në Shqipëri përballen dy botë, keni PS, grupin e saj parlamentar, që nuk bën asnjëherë, asnjë koment për asnjë akuzë që ngrihet ndaj njërit prej nesh.
A keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet, ministër, përfaqësues të PS, të komentojë një vendim të prokurorisë apo të gjykatës, lidhur me një rast të vetëm?!
Dhe ndërkohë keni këtë rastin tjetër dhe ju lexoni çdo ditë vendimet që bëhen publike për shkak të avokatëve dhe besoj e kuptoni qartë që është një korrupsion i pastër.
Një funksionar publik përdor firmën, pozicionin e tij, përdor edhe funksionarët e tij brenda ndërtesës, për përfitime të paligjshme, apo për lehtësim procedurash, se këta thotë lehtësim procedure, por edhe ajo është “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” është ajo është vepër penale, por këtu është korrupsion sepse në fund të fundit janë krijuar miliona pasuri.



