Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se mazhoranca nuk po ndërhyn te drejtësia e re, pasi ishte një ndër sponsorizuesit kryesor të saj.
Për pavarësinë e sistemit të drejtësisë s’mund të drejtosh gishtin se po ndërhyjmë apo cenojmë pavarësinë re gjyqësorit në drejtim të PS që jemi krijuesit e mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi jo me fjalë por me vepra. Kryeministri dhe çdo përfaqësues, asnjëherë, edhe kur vendimmarrjet kanë qenë të diskutueshme nuk i ka diskutuar vendimet e gjykatës. Ama të kërkosh performancën e institucioneve të drejtësisë, jemi në të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore”.
Manja tha se:
Në këtë fazë të reformës në drejtësi ne kemi përgjegjësi para qytetarëve sepse nuk duam që besimi i qytetarëve te drejtësia të bjerë në pikën ku ishte”.
Manja ka listuar një listë me pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kalojnë Vetingun, të cilët nuk e justifikojnë pasurinë dhe sipas tij duhen hetuar.
Hapet lista me një subjekt 850 milionë euro pasuri. Vazhdon lista 800 milionë lekë të vjetra subjekti i dytë dhe ky subjekti i dytë ka ngelur edhe tek pastërtia e figurës. Pse nuk duhet të fillojë ndjekja penale kryesisht. Subjekti i tretë 691 milionë lekë subjekti i katër 600 milionë lekë të vjetra, por ky është i lidhur me subjektin e pestë që është bashkëshortja me 55 milionë lekë. E mbyll i 10 me 129 mijë euro. Doni për apartamentit: Një subjekt tjetër 13 apartamente, dyqane e vila. Tjetri 3 vila. Janë vendime këto. Tjetri, 10 pasuri, dyqane e apartamente. Ndërsa tjetri jo vetëm nuk justifikojnë pasurinë. por ka ndërtuar edhe vilën në mënyrë të padrejtë. Ky mirë lekët pa burim, por ka kryer edhe vepër penale. Doni tjetrin, tre vila ky tjetri. Një tjetër me 3 shtëpi dhe një vilë”.



