Ceka për shpalljen non grata të Berishës: Frut që duhet të kishte rënë me kohë

Ceka për shpalljen non grata të Berishës: Frut që duhet të kishte rënë me kohë

I pyetur se çmendon për shpalljen non grata të Sali Berishës, Neritan Ceka tha se “ishte një frut që duhet të kishte rënë me kohë”.

Shpallja non grata e Berishës është problemi më i madh i një politikani tha Ceka në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërkohë që shtoi se duhet të jetë një mësim për politikanët, duke përfshirë dhe politikanët që janë sot në pushtet.

“Ishte një fryt që duhet të kishte rënë më kohë. Ka një kohë që politikani duhet të iki. Berisha nuk është kalbur sepse ka ende energji. Berishës i kam thënë krijo një fondacion të tipit “Adenauer”, sepse ti s’ke çfarë bën më, ke qenë president, dhe del dhe ndeshesh më kalamajtë e PS-së. Çfarë pune ke ti, kështu që bëj fondacionin dhe krijo një program për Partinë Demokratike, e cila sot s’ka një program afatgjatë për Shqipërinë pas 50 vjetësh. Berisha mund ta bënte shumë mirë këtë punë. Unë jam shumë i kënaqur që kam ikur, kur ra kambana dhe ika, mbarova misionin tim për Shqipërinë tani më keni në plazhin e Durrësit, në Apolloni etj. Ky është problemi më i madh i një politikani dhe këtë nuk do t’ia dëshiroja, por mendoj se ky është një mësim për politikanët, duke përfshirë dhe politikanët që janë sot në pushtet”, tha Ceka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy