Tahiri nga Piramida: Më 25 qershor PS-ja do fitojë si asnjëherë më parë

Tahiri nga Piramida: Më 25 qershor PS-ja do fitojë si asnjëherë më parë

Kryetari i PS-së për Tiranën Saimir Tahiri, duke folur në një miting në Tiranë, ku mendohej se do ishte çelja e fushatës për zgjedhjet e 18 qershorit, por që u shtynë për me 25, ka theksuar se shqiptarët duhet të votojnë PS-në.

Pas marrëveshjes mes liderit të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të Qeverisë Edi Rama, Tahiri tha se PS-ja ka mbajtur premtimin e miratimit të Reformës në Drejtësi.

“Në datën 25, PS-ja do të fitojë si kurrë më parë, fal jush dhe çdo qytetari, jo në 18 por me 25 do të kemi fitoren më të madhe si kurrë më parë. Sot gjërat janë më të qarta, ka fituar Shqipëri dhe kanë fituar shqiptarët. 

Brenda këtij mandati PS votoi Reformën në Drejtësi. Beteja jonë ishte angazhimi themelor, ishte për çdo shqiptarë,  për t’i dhënë fund kapitullit 25- të gjyqtarëve të korruptuar. Kjo është fitorja e shqiptarëve, e megjithatë në këto 4 vjet kemi bërë shumë gjëra bashkë, prandaj falënderoj çdo anëtar të PS, FRESH, çdo qytetar për besimin që na ka dhënë këto 4 vjet. 

Dua të falënderoj të gjithë kolegët, që i shërbyen qytetarëve dhe që sot nuk janë më deputet. Kemi bërë shumë, dhe kemi shumë për të humbur nëse kthehemi pas, nëse nuk e ke marrë ende legalizimet, në 25 do të votosh për të marrë legalizimin, do votosh për të marrë punën sipas meritës, një sistem arsimor, datë 25 voto PS se e ndajmë bashkë o shkojmë te shteti që duam ose të rrënimi i shtetit që kishim”, -tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy