Abilekaj: Ramës nuk i interesonte goditja e Berishës në ditën e samitit, ai tani ka sfidë që të gjej sa më shpejt shtysat e kësaj që ndodhi

Abilekaj: Ramës nuk i interesonte goditja e Berishës në ditën e samitit, ai tani ka sfidë që të gjej sa më shpejt shtysat e kësaj që ndodhi

Teksa analizoi çështjen e goditjes që iu bë Sali Berishës, në ditën kur në Tiranë u mbajt edhe Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit', gazetari Enton Abilekaj tha se politika në Shqipëri ka mbjellë kulturë dhune, e cila mund të frymëzoje akte të tilla.

Por, ai deklaroi se Edi Ramës nuk i interesonte goditja e Berishës në ditën kur mbahej samiti, pasi sipas tij, kjo ishte dita më e mirë e Edi Ramës në nëntë vite qeverisje. 

Kjo e dokumentit është pikë që bën të dyshosh. Ne kemi institucione të pabesueshme. Një polici që në fillim nxjerr alibinë e atij që dhunoi kundërshtarin e partisë, pastaj nxjerr emrin e autorit.

Për të gjetur këtë dëshminë, një kolege gazetare e ka të afërt, mund të ketë ndikuar dhe ajo për ta nxjerrë. Policia përpara se të nxirrte njoftimin, nxori dokumentin që ai është i çmendur. Me këtë polici, që është polici partiake, lindin dyshime se partia ka patur dorë, sepse policia nxori menjëherë vërtetimin.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur dorë Rama. Por, përse i duhej Ramës goditja e Berishës? Ne e pamë çfarë ndodhi.

Pamë një protestë modeste, në ditën më të mirë të Edi Ramës. Ishin 34 burra shtetesh të mbledhur atje. Ishte dita më e mirë e Edi Ramës.
Vetëm nëse do të kishte mendjen perverse të Corleones, që ndërkohë që pagëzonte djalin vriste kundërshtarët. Nuk besoj se është ky rasti.

Ai mund të ketë qenë i shtyrë edhe nga një forcë e tretë, shqiptar ose i huaj. Këto përgjigje duhet ti japë prokuroria.

Ai mund të jetë person me shqetësime mendore, por në fund fare këto gjëra nuk e mbyllin dosjen. Për Edi Ramën është sfidë, që të gjejë sa më shpejt, shtysat e kësaj që ndodhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy