Aksioni i opozitës, Soko: Djegia e parlamentit dhe tymueset se ndihmojnë PD, Berisha arkitekti i kësaj situate

Aksioni i opozitës, Soko: Djegia e parlamentit dhe tymueset se ndihmojnë PD, Berisha arkitekti i kësaj situate

I ftuar në ‘MCN Live’ Pano Soko ka komentuar lidhur me aksionin e opozitës për komisionet hetimore për të cilat u shpreh se kur pushteti e shtyp shtetin zgjidhja mbetet tek institucionet. Ai tha se flakët dhe tymueset e opozitës nuk janë zgjidhje, pasi nuk po sheh as përpjekjen më të vogël institucionale. Sipas tij Berisa nuk është i besueshëm, por është një nga arkitektët e kësaj situate.

Shteti janë komisionet hetimore, pushteti janë Rama, Balla dhe kur pushteti e shtyp shtetin, atëherë e vetmja zgjidhje janë institucionet. Djegia e parlamentit apo tymueset nëse do e zgjidhnin situatën atëherë hajde se po shkojmë dhe ne të hedhim tymuese, se unë jam shumë i  interesuar për komisionet, por se dimë se sa seriozisht e ka Berisha me to, sepse unë përpjekjen më të vogël institucionale nuk po e shoh këtu.

Këtu po shoh një sjellje arrogante dhe një sjellje refraktare nga ana tjetër. Por nëse të hedhurit tymuese e ndihmojnë PD për të ngritur komisione hetimore hajde shkojmë të gjithë se unë e dua komisionin për portin e Durrësit, jam shumë i interesuar për lekët e Bechetit, se kalojnë lekë nga ministria, dhe për dy, tre komisione të tjera.

Por problemi është se si ne kërkojnë këtë, ata nuk kanë hallin e komisioneve, këtu se shoh një gjë të tillë, sepse kjo që ata po bëjnë nuk i ndihmon dot, as për hallin e vetë Berishën sepse hallin e ka me SPAK-un. Berisha nuk është i besuar, ai duhet të jetë aty ku është tani, është një arkitekt i kësaj situate. Aksion quhet kur ka një produkt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy