Analisti Frrok Çupi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e sheh si diçka shumë të rrallë, e cila ndodh në raste emergjente.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se SPAK po bën krim dhe duhet të mbajë përgjegjësi pasi po shpërndan informacione sekrete.
Sipas tij, ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni nuk është dëgjuar akoma dhe qëndrimi ndaj saj është i padrejtë.
Ai përkrahu deklaratën e kreut të qeverisë, duke thënë se duhet mbrojtur institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare bëhet shumë rrallë, në raste emergjente. Është siguria kombëtare dhe nuk presim asgjë. Se po pritëm gjë, i bie që sekretet e shtetit janë rrugës. Një nga thelbet e çështjes së sigurisë kombëtare është pse dalin detajet e hetimeve, se shpërndan gjëra të tilla. SPAK duhet të mbajë përgjegjësi. SPAK po përdor keq gazetarët.
Gazetarët po përdoren sa nga SPAK, sa nga UDB. Të respektojmë drejtësinë sadopak. SPAK ka shpërndarë informacionin e klasifikuar. Një gjë që është në SPAK del nga SPAK. SPAK po deformon dhe kriminalizon shoqërinë dhe informacionin. Është krim të shpërndash informacione sekrete që ka SPAK. Këtë e bën se SPAK është i paaftë dhe nuk ka asgjë në torbë.
Këto i mbulon me targa, pa targa dhe histori rozë. Që ta mallkojmë kaq keq këtë zonjën e SHISH, duhet të dimë çfarë ka bërë. Nën arrest janë vënë njerëz me çmim Nobel. Ka nxjerrë sekretet e SHISH, ku i ka çuar? Nuk kemi dëgjuar asgjë nga zonja e SHISH, jemi haptaz të padrejtë. Masa e sigurisë nuk është vendim fajësie.
Nuk ka nisur gjykimi akoma ndaj Hysenit, kemi të bëjmë vetëm me hetim të Prokurorisë. Përderisa flitet për kryetaren e SHISH, duhet neutralizuar efekti dhe Kryeministri e shkarkoi menjëherë nga detyra.
Përgjegjësia e Kryeministrit është të shkojë deri në fund me lirinë ndaj drejtësisë. Duhet parë se çfarë ka ndodhur se nëse vijohet me shpifje ndaj ish-drejtuesit, nuk është e drejtë.
Duhet mbrojtur institucioni, se institucioni është pjesë shumë e rëndësishme e qeverisë dhe parlamentit. Kryeministri ka për detyrë t’i thotë Kryeministrit se nuk ka lidhje me mua.



