Drafti i Kodit të ri Penal/ Fotoja e takimit të grupit të punës, mes tyre dhe ministri Manja

Drafti i Kodit të ri Penal/ Fotoja e takimit të grupit të punës, mes tyre dhe ministri Manja

Në media po qarkullon një fotografi e cila sugjeron se bën fjalë për anëtarët e grupit të punës që kanë marrë pjesë në hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, i cili ka ngjallur diskutime ditëve të fundit, për shkak të dënimeve të reja që përfshin, por edhe sepse konsiderohet si i pakonsultuar me grupet e interesit. 

Ajo që bie në sy është se në takimin e grupit të punës, shihet edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjë që bie ndesh me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili tha ditën e sotme se qeveria nuk ka qenë pjesë e diskutimeve.

Sugjerohet se fotografia daton dy vite më parë në një takim të mbajtur në zonën e Drilonit në Pogradec, ku grupi i punës ka qenë duke drekuar larg vëmendjes mediatike dhe të Tiranës, ku privatësia është më e kufizuar. 

Në takimin në fjalë shihet edhe kreu i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, si dhe njëri nga ekspertët si hartues i draftit, gjyqtari dhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha.

Rama deklaroi sot se “Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.”

E me sa duket fotografia e fundit e hedh poshtë këtë deklaratë të kreut të qeverisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy