​Kosova vendi më i varfër në Evropë me udhëheqës milionerë

​Kosova vendi më i varfër në Evropë me udhëheqës milionerë

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë, procedurë kjo e rregullt vjetore, ka dëshmuar edhe njëherë për pasurinë që disponojnë disa ministra, deputetë dhe udhëheqës të institucioneve, që kalon vlerën prej disa milionë euro. Por, përkundër që përmes deklarimit dëshmohet pasuria milionëshe e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vend ky më i varfëri në Evropë, megjithatë sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në disa raste kjo pasuri e deklaruar është joreale, raporton Radio Evropa e Lirë.

Nga deklarimi i pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), vërehet se zyrtarë të institucioneve, disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, kanë pasuri të paluajtshme, pasuri të trashëguar nga familja, para të gatshme dhe vetura luksoze, vlera e të cilave arrin miliona euro.

Organizata joqeveritare Çohu, ka monitoruar në vazhdimësi deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Genc Nimoni nga kjo organizatë thotë për Radion Evropa e Lirë, se një ndër gjetjet e organizatës ka qenë se sa janë të sakta vlerat që i deklarojnë këta zyrtarë publikë.

Për vitin 2019 numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 4755, ndërsa vetëm 13 zyrtarë nuk kanë kryer këtë obligim ligjor.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, Agjencia do të organizojë aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë, që sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publikë, që kanë deklaruar pasurinë në vitin 2019.

Derisa, sipas deklarimit të pasurisë një numri i madh i zyrtarëve të lartë dalin të jenë milioner, Kosova si shtet përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale.

Rritja ekonomike që nuk arrin rreth 4 për qind dhe është e pamjaftueshme për të adresuar problemet ekonomike dhe sociale të vendit.

Papunësia vazhdon të konsiderohet e lartë dhe atë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 29.6 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup moshat 15-24 vjeçare me 55.4 për qind.

Nga kjo shifër mbi 19 për qind e të papunëve janë persona që kanë përfunduar arsimin terciar.

Pasuria e Hashim Thaçit:

Presidenti ka deklaruar se në dy banka ka të kursyera mbi 10 mijë euro, ndërsa merr pagë vjetore 33 mijë e 282 euro. Në emër të bashkëshortes ka deklaruar mbi një mijë euro ndërsa 13 mijë e 500 euro në emër të djalit të tij Endritit.

Ai tregon se ka një shtëpi në vlerë 350 mijë euro për të cilën ka thënë se nuk e ka paguar ende, një shtëpi në fshat në vlerë 80 mijë euro si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerë 180 mijë euro.

Thaçi ka deklaruar edhe një veturë e markës Audi Q5 në emër të gruas së tij në vlerë 15 mijë euro, e cila poashtu merr pagë vjetore prej 19 mijë e 200 euro nga Universiteti i Mitrovicës ku edhe ligjëron.

Pasuria e Kadri Veselit:

Kryekuvendari ka deklaruar se ka mbi shtatë mijë euro para të gatshme që i mban në institucionet bankare. Ai si pasuri të paluajtshme posedon një lokal afarist në emër të tij, një banesë në emër të bashkëshortes, si dhe shtëpi e disa hektarë tokë në emër të prindit.

Veseli merr pagë vjetore prej më shumë se 33 mijë eurove dhe mëditje mbi 5 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij pagë vjetore nga MASHT mbi 3 mijë dhe nga Kobit PC rreth 18 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë Veseli ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 16 mijë eurove.

Pasuria e Ramush Haradinajt:

Kryeministri ka deklaruar dy shtëpi banimi, banesë, tokë, veturë si dhe 71 mijë euro para të gatshme.

Ai merr mbi 73 mijë euro nga qiraja, 32 mijë euro të tjera nga paga mujore si kryeministër, dhe 2 mijë e 700 euro pension invalidor.

Si pasuri të përbashkët, Haradinaj e ka deklaruar Kullën, që sipas tij kushton 270 mijë euro, dhe një tokë kodrinore në vlerë 75 mijë euro.

Bashkëshortja e tij rreth 8 mijë euro nga puna që bën në Radio Televizionin e Kosovës dhe 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencia e marketingut “Vibe”, ajo posedon edhe një veturë ne vlerë prej 8 mijë eurove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy