Gazetari Sebastian Zonja komentoi në emisionin “Scrolling” mbi martesën e dy personave të të njëjtës gjini mbi tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Zonja tha se pro unionit civil të dy personave LGBTQ në Shqipëri, por shtoi se për martesën duhet ruajtur sakramenti.
Gazetari vë në dukje se pas martesës mbi tarracën e bashkisë qëndrojnë lobe, por në Shqipëri s’ka reagim, pasi s’ka parti ideologjike.
"Bashkohem me tezën e Ermir Gjinishit për çështjen e neoliberalizmin. Ky quhet kufiri fundor i liberalizmit, që hyn thell brenda shtetit, zhduk të gjitha kolektivitetet, zhduk identitetet kombëtare dhe futet te identitetet gjinore. Ky është problemi më i madh i të majtës sot. Seksualitetin e ktheu në çështje politike. Këto 'Wokeism', 'cancel culture' etj. etj. janë pseudo-marksistë, dhe marrin e sjellin këto tema si tema politike. Cili është problemi i këtij minatorit dhe këtij që ka probleme të përditshme me pensionin, që të merret se çfarë do të bëjë dikush me jetën private! Ata kanë cituar nenin 55 të Kushtetutës që thotë' çdo njeri ka të drejtë të krijojë familje'. Ata duan ta bëjnë 'fait accompli', fakt të kryer, që ta çojnë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ky mund të shërbejë si precedent. Është e drejta e komunitetit që jetojë jetën si të duan. Unë jam pro unionit civil, por për martesën dua të ruaj shenjtërinë që ka pasur ndër shekuj, që ia ka dhënë feja. Unioni Civil ku kanë të gjitha të drejtat e martesës, për trashëgimi, pasuri, është e drejta e tyre dhe duhet rregulluar me ligj. Lobe të këtilla përdoren nga kryebashkiaku Veliaj, përdoren në tarracën e bashkisë, ato janë në të drejtën e tyre, dhe zemra e bardhë e tyre për lidhjen që ato kanë, del përballë papastërtisë që ka ajo bashki atje me këto probleme që mundohet të mbulojë, duke sjellë një temë të këtillë. Lobet që qëndrojnë përpara duke i shtyrë këto lloj ngjarjesh në këtë mënyre, duke i cytur dhe duke ua futur në fyt njerëzve këtë lloj gjëje, ti sheh një gjë shumë të thjeshtë në Shqipëri, s’ka asnjë farë reagimi. Sepse s’ka parti ideologjike. Ka amulli në politikën shqiptare. Në SHBA ka dy shekuj që debatojnë, pro apo kundër abortit. Politikanët shqiptarë nuk debatojnë për asgjë”.



