Analisti Mentor Kikia në ‘MCN Live’ ka diskuar lidhur me paktin PS-PD, ku 46 deputetë i cakton kryetari për të cilin u shpreh se kjo është një sanksionim i të drejtës së kryetarit për të mbajtur kontrollin mbi partinë.
Ai tha se këtu nuk ka asgjë demokratike, kjo nuk është hapje listash sepse nuk janë të gjithë të barabartë para votës, teksa theksoi se me anë të kësaj mënyre kryetari në listë do të vendosë të besuarit e tij.
Ky është diskutuar që kur u miratuan listat gjysmë ashtu e gjysmë kështu dhe sot u caktua numri.
Për mua kjo është një sanksionim i të drejtës së kryetarit për të mbajtur kontrollin mbi partinë, pasi Rama e ka shoqëruar dhe me diçka tjetër këtë që në listën e mbyllur do fusë ata që votohen për herë të parë dhe do lërë jashtë ata që kanë nga 2-3 mandate që të luftojnë me njeri-tjetrin.
Pra në listën me 46 persona do jenë të besuarit e kryetrarit përmes të cilëve ai mban partinë në kontroll, ushtron detyrën si kryetar dhe nuk ka asgjë demokratike.
Nëse lista hapet të hapej për të gjithë njësoj sepse kjo për mua nuk bënë asgjë tjetër përveçse krijon dy grupime kandidatësh, të preferuarit e kryetarit dhe ata që do jenë në luftë për të marrë mandatin që detyrohen për të punuar më shumë. Besoj se demokracinë e brendshme në parti kjo nismë e humb.



