
Gjykata Kushtetuese ka pranuar njërën nga dy kërkesat e paraqitura nga 38 deputetë të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, duke rrëzuar tjetrën.
Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Gjykata e vlerëson se kërkesa e deputetëve të PD-së mbi çështjen McGonigal nuk përmbush kriteret kushtetuese për ngritjen e një komisioni hetimor.
Ndërkohë është pranuar ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke argumentuar se kërkesa plotësonte kriteret kushtetuese.



