Ditën e sotme, “Panorama” njoftoi se deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë në Kuvend për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD-së.
Lidhur me këtë çështje, Ndoka është prononcuar për “Panoramën”duke thënë se ai kurrë nuk është ndjerë si deputet i PD-së dhe se ka ndërmend të formojë një grupim të vetin parlamentar.
“Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e PD-së. Do të krijoj grupimin tim parlamentar”, ka thënë Ndoka për “Panoramën”.
Demokristiani i vendosur në listat e PD-së, ka qenë mjaft kritik me kryetarin e kësaj force politike, Lulzim Basha, që pas marrëveshjes me Ramën.



