Kandidimi për vendoret/ Ademi: Qëndrimi im është parimor, e kam mbështetur procesin duke u tërhequr

Kandidimi për vendoret/ Ademi: Qëndrimi im është parimor, e kam mbështetur procesin duke u tërhequr

Për faktin se pse nuk ka kandiduar në zgjedhjet vendore të 6 marsit, kryetarja aktuale e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit", në MCN TV, se ajo e mbështet fuqishëm kandidatin Bardh Spahia dhe se e ka mbështetur procesin e primareve duke zgjedhur tërheqjen nga kandidimi.  

Unë mbështes Bardh Spahinë. Qëndrimi im është i bazuar në principe dhe parimor. Opozitarizmi në Shqipëri është në fazën e vet do të ekzistojë apo nuk do të ekzistojë. Përmbi gjithçka, kjo merr prioritet edhe për mua, si kryetar e bashkisë së Shkodrës. Në primaret që u zhvilluan pati një kuptim shumë të madh, ku të gjithë demokratët ishin të ftuar për të vendosur, të pandikuar, dhe pikërisht fakti që u vendosen, po të vendosnin Voltanën në primare do të mund të kishte probabilitetin më shumë se 70 %, prandaj e kam mbështetur procesin duke u tërhequr .

Sipas Ademit, Shkodra është e fituar me kandidatin demokrat, Bardh Spahia.

Bardh Spahia fiton në Shkodër jo për shkak të llogarive, në atë që quhet llogari politike elektorale, por dhe për dy faktorë të tjerë. Ky miks në këtë situatë prodhon një sinergji që është përtej frymës. Sigurisht që fryma politike e Foltores, e Shtëpisë së Lirisë, e Sali Berishës, mbi në lëvizje, në një sinergji pozitive me kandidaturën, dhe e dëshirën e  njerëzve për të parë dikë që i përfaqëson për të ardhmen e qytetit, mendoj se i jep vlerë të shtuar eksprenciale frymës. Kjo është për dy faktorë, për shkak të Shtëpisë së Lirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy