Dhuna ndaj kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, në protestën e opozitës, të shtunën e kaluar, u bë shkak i debateve në Komisionin e Medias.
Deputetët e PD-së u shprehën të shqetësuar për lirinë e medias dhe u përqendruan në dënimin e aktit.
Deputeti Fidel Ylli e ka lidhur këtë qëndrim të opozitës me çështjen e negociatave me BE-në.
Më herët, kryetarja e komisionit të Medias dhe Edukimit iu kërkoi anëtarëve, sidomos deputetëve të mazhorancës të firmosin një deklaratë për lirinë e medias në vend.



