Meta me të rinjtë e LRI-së: Konflikti politik të zgjidhet një orë e më parë

Meta me të rinjtë e LRI-së: Konflikti politik të zgjidhet një orë e më parë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, bën thirrje që kriza politike të zgjidhet një orë e më parë pasi në të kundërt sjell pasiguri për sipërmarrjen vendase e njëkohësisht më pak vende pune.

Deklaratat kreu i LSI i bëri gjatë një takimi festiv me të rinjtë e LRI Durrësit, ku theksoi se forca politike që ai drejton gjithmonë ka vënë interesin e vendit mbi çdo gjë tjetër.

"LSI-ja mbi çdo interes të saj, ka vendosur interesin e vendit dhe ka treguar ndjeshmëri maksimale për të forcuar stabilitetin, për të forcuar demokracinë, për të forcuar institucionet sepse kjo është rruga që zhvillon ekonominë tonë", tha Meta.  

Të pranishëm në takim ishin edhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, dhe anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Nora Malaj e ministri Lefter Koka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy