Anëtarja e Kryesisë së PD Edit Harxhi tha në emisionin “Scrolling” se Sali Berisha ka qenë absolutisht kundër idesë për të krijuar një parti të re, ndonëse 70 për qind ishin pro.

"Unë mendoj që ata (amerikanët) s’e kanë parashikuar këtë këmbëngulje të z.Berisha. Kanë menduar se ky do ishte një lider që do nënshtrohej. Gjenialiteti i Berishës është që edhe në momentin që është më poshtë, mendon si do të ngrihet. Atë që kam parë unë tre vitet e fundit me z.Berisha, është këmbëngulja e tij që kjo do arrihet një ditë. Ka pasur diskutime që ne të krijonim parti të re politike, 70 pro, dhe doktori ishte absolutisht jo. Ka qenë një grup solid, mes tyre edhe unë, që kemi insistuar që jo kjo s’duhet të ndodhë. Berisha e sheh në afatgjatë gjithçka, është shumë vizionar. Është anti-kushtetuese heqja e mandatit të Berishës”.



