Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Klosi: Rama nuk ka faj për asgjë, s’besoj se është lobuar për të nxjerrë dobët PD

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Klosi: Rama nuk ka faj për asgjë, s’besoj se është lobuar për të nxjerrë dobët PD

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, Fatos Klosi, për arrestimin e ish-shefit të FBI, Charles McGonigal dhe kontaktet me Kryeministrin Edi Rama, thotë se nuk është ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme, pasi shumë zyrtarë të lartë duke shfrytëzuar lidhjet që kanë pasur mundohen të futen në botën e biznesit për të përfituar.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se ka ardhur në vitin 2017 disa herë, ka dalë në pension në 2018.

Unë i shoh si përgatitjet e fundit të aferave para pensionit. Ata shqiptarët njëri e tha dhe vetë se kam ardhur në atë takim nëpërmjet amerikanëve, nuk njihej me Kryeministrin.

Tjetri ka qenë zëvendës ministër në kohën e Berishës dhe Metës. Mbase ka ardhur si palë me Kryeministrin, nuk e di. Jam i sigurt se është biseduar për biznes.

Është thënë se ai e ka këshilluar Kryeministrin që të mos tolerojë në koncensione për një firmë, e cila ka një pjesë kapital rus.

Ata dy njerëz kanë ardhur mbase për të përfituar për vete, se pse duhej ndaluar dhënia e atij koncensioni. Nuk di të them si bëhen lobimet. Dihet që në SHBA lobimet janë ligjore.

Të bësh lobim për keq më duket një... Edi Ramën nuk e bëj me faj për asgjë.

Pjesa e parë është një kërkesë që i bëhet nga një njeri i rëndësishëm në FBI, shef i kundërspiunazhit në New York.

Jam i sigurt që takimin e ka kërkuar ai. Nuk ka asgjë deri këtu. Ajo që është e dëmshme, është se nëpërmjet këtij lobimi ekonomik, e ka bërë vërtetë Kryeministri atë që ka kërkuar ky zotëria.

Kërkesën që të mos i jepet kësaj firme ky koncension. Gjithë problemi është se Kryeministri nuk duhet të vendosë gjëra të tilla se vjen dikush na FBI.

Nuk besoj se është lobuar për ta nxjerrë dobët PD, nuk është në filozofinë time, por shpresoj që as në të Kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy