Xhaferri: Po na mbajnë peng nga regjistrimi për zgjedhje, kemi nevojë për të rinjtë që shohin problemet

Xhaferri: Po na mbajnë peng nga regjistrimi për zgjedhje, kemi nevojë për të rinjtë që shohin problemet

Në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ kreu i FRPD-së Besart Xhaferri kërkoi garanci që në 14 maj të jetë në zgjedhje, ndërsa akuzoi se po i pengojnë rrugën ligjore që PD të regjistrohet për to.

Ai tha se në forum kërkon ata të rinj që i shohin realisht problemet e Shqipërisë, dhe se forumi është gjithmonë ajo që sakrifikon për kauzën.

Unë dua garanci që në 14 maj do të jem në zgjedhje, por kush na jep ne garanci që në këta na bëjnë në 6 mars një autogol tjetër. Ne bëmë një kuvend ndoqëm rrugën ligjore dhe tani këta si japin të drejtën ligjore. Kemi marrë një vendim gjykate që duhet të regjistrohemi ndërkohë që ata e mbajnë peng. Unë dua të rinj që të vijnë në forum dhe të shfrynë gjithë inatin, rinia do shumë gjëra, ne duam të rinjtë që shohin vërtet problemet në Shqipëri. Unë dua të bëj jetë politike normale të listoj zgjidhjen e problemeve, jam i vetmi që ëndërroj që ajo parti të hapet sa më shumë. Dua sa më shumë të kemi politikanë të huaj që vijnë e na trajnojnë, por ne sot nuk na takojnë të huajt, nuk na takon KQZ, pra në këtë rast do i përgjigjesh situatës. Forumi është gjithmonë ajo që sakrifikon për kauzën. Forumit nuk i mungon guximi, por as konstatimi në situatën ku ndodhemi aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy