
Kryetari i Nismës “Thurrje”, Endri Shabani, në “Të Pa ekspozuarit” në MCN tv, teksa foli për punën ne dosjet hetimore të nxehta që sipas tij po bën SPAK, u shpreh se puna e deritashme është për tu lavdëruar.
Shabani tha se SPAK po bën gjëra që këtu nuk janë hetuar për 30 vjet, ndërkohë që nuk duhet paragjykuar po ti jepet kohë për punën e nisur.
SPAK po bën gjëra që këtu nuk janë hetuar për 30 vjet. Deri dje nuk ka guxuar ti prek askush ata, por ata po preken. Këtu ke një korrupsion 30 vjeçar dhe ne nuk kërkojmë që ta zgjidhim për 10 muaj.
Ka pas dy gjëra këtu, unë besoj se SPAK ka pasur një betejë të përditshme midis aktorëve ndërkombëtar dhe kësaj klase politike për të frenuar SPAK. Vullneti nuk ishte dhe për 3 vjet në humbëm kot, me 10 muaj me drejtimin e ri të SPAK, me ngritjen e BKH-së, këtu është bërë shumë më tepër se në 30 vjet për të luftuar grupet kriminale, hetime.
Duhet ti japim kohë SPAK të hetoj, që kur të vie ai dhe të arrestoj Berishën dhe Metën të themi ja është instrument në dorën e Ramës, jo të lejmë të bëj punën e tij, dhe të mos bëjmë prokurorin, mos ta paragjykojmë.



