
Në ditën e 10 të protestës së tyre, studentët i kanë kërkuar kryeministrit që të mbledhë ditën e nesërme në një seancë të jashtëzakonshme parlamentin, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e tyre të panegociueshme.
Por kërkesës së studentëve i është përgjigjur numri dy i PS-së Taulant Balla, i cili është shprehur i gatshëm që të mbledhë ditën e nesërme parlamentin për të patur një dialog mes studentëve e kryeministrit.
Reagimi i Ballsë në rrjetin social "Facebook", erdhi menjëherë pas thirrjeve të studentëve, të cilët qëndrojnë përpara kryeministrisë prej 3 ditësh.
“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre”, shkruan Balla.



