Zgjedhjet në Francë/ Kryeministri Attal: Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time

Zgjedhjet në Francë/ Kryeministri Attal: Nesër do të dorëzoj dorëheqjen time

Kryeministri francez Gabriel Attal njoftoi se do t’i dorëzojë nesër dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, pas zgjedhjeve legjislative.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kryeministri Attal ka folur në rezidencën e tij zyrtare, Hôtel de Matignon në Paris, pas zgjedhjeve parlamentare në Francë, të cilat i ka fituar Fronti i Ri Popullor.

Ai thotë se “sonte, asnjë nga ekstremet nuk mund të pretendojë një shumicë” dhe për këtë ai falënderon popullin francez.

Ai gjithashtu thekson se shumë anëtarë të aleancës Ensemble të Presidentit Macron janë rizgjedhur.

“Të qenit Kryeministër është nderi i jetës sime,” shton ai, ka raportuar BBC.

“Sonte, edhe pse Ensemble ka fituar trefishin e numrit të vendeve të parashikuara, ne nuk kemi shumicë,” thotë ai. “Dhe kështu, nesër në mëngjes, unë do t’i dorëzoj dorëheqjen time Presidentit të Republikës”, ka deklaruar ai.

Ai shton, megjithatë, se do të qëndrojë në pozitë sa kohë që detyra e tij e kërkon.

E djathta ekstreme  franceze ”Rassemblement National” (RN) nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare duke sfiduar pritshmëritë e shumë vëzhguesve politikë, sipas BBC.

Sipas AFP, aleanca e majtë ka mes 172 dhe 215 vende, makronistët 150 deri në 180 dhe RN 115 deri në 155 vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy