Cakaj: Mbështetje nga Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia për hapjen e negociatave

Cakaj: Mbështetje nga Polonia, Letonia, Lituania dhe Estonia për hapjen e negociatave

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një mëngjes pune, në MEPJ, me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

Takimi u fokusua në çështje që lidhen me procesin integrimit evropian të Shqipërisë, në të cilin mbështetja që japin këto vende, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, është absolute.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas mëngjesit të punës, Cakaj u shpreh se forma e re e negociimit, i siguron vendet anëtare në përgjithësi dhe vendet skeptike në veçanti, se përparimi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të kushtëzohet drejtpërdrejtë nga përparimi i prekshëm, reformat e thella dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Gjithashtu, Cakaj theksoi : “Shqipëria, natyrisht, mirëpret metodologjinë e re duke vlerësuar nevojën e rritjes së besueshmërisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor.”

Sa i përket raportit të progresit, i cili u publikua menjëherë pas metodologjisë së re, Cakaj bëri me dije se Komisioni Evropian edhe një herë ka rekomanduar çeljen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bazuar në meritat madhore të Shqipërisë.

“Raporti nënvijëzon se Shqipëria është rast shembullor i veprimit në përputhje absolute me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.”- cilësoi Cakaj.

Për më tepër, Cakaj shprehu angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të përkthyer vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit, nëpërmjet një pune të strukturuar e intensive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy