Spiropali, opozitës: Baballarët në majë të thanës. Njëri majë të pallatit bërtet kundër SPAK, tjetri majë delirit kafshon SPAK

Spiropali, opozitës: Baballarët në majë të thanës. Njëri majë të pallatit bërtet kundër SPAK, tjetri majë delirit kafshon SPAK

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e sotme parlamentare shigjetoi opozitën dhe përfaqësuesit e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta, lidhur me akuzat e drejtuara ndaj SPAK.

A keni ndonjë opinion për baballarët në majë të thanës ku janë ngjitur.

Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara?

A keni një opinion për këto? Bëni prokurorin e gjyqtarin këtu? Për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston, të dy president të kësaj republike.

Të dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli, të cilin nuk mund të shpreheni dhe vini këtu për të bërë rrëmujë e të na thoni se çfarë opinion keni për ulërimat e tyre dhe helbete ata nuk janë kokëdele por dy baballarët e opozitës tuaj, në emër të të cilëve vini këtu dhe na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda me dy gishta jashtë.

Në vijim Spiropali tha se deputetët e opozitës i gënjen mendja se mund të hanë thana në pemët e tyre dhe të vjelin votat në koshin e popullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy