
“O kryetar o asgjë”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fatbardh Kadilli pas humbjes së garës për kreun e Partisë Demokratike. Kadilli pranoi se do të bashkëpunojë me kryetarin e PD, Lulzim Basha, por nuk do të pranojë pozicionet e nënkryetarit apo sekretarit të PD.
“Unë jam anëtar kryesie dhe kam edhe dy vjet kohë. Unë do bashkëpunoj me Bashën dhe nëse më ofrohet kandidimi për Bashkinë Durrës është tjetër gjë. Nuk do të pranoj pozicionet e nënkryetarit apo sekretarit të PD. E kam pranuar që në fillim që nuk pranoj oferta të kësaj natyre. Nëse këshilli më voton për kryesinë do jem”, tha Kadilli.



