Ministri francez Collomb zhvillon një takim me presidentin Meta

Ministri francez Collomb zhvillon një takim me presidentin Meta

Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe me homologun e tij Fatmir Xhafa, ministri i Brendshëm i Francës Gérard Collomb, ka zhvilluar një takim me presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Ministrit Collomb në Tiranë dhe e konsideroi atë shprehje të qartë të vullnetit të përbashkët, për të forcuar dhe intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe çështjet e brendshme.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira, tradicionale e të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve dhe shprehu besimin e ky partneritet do të thellohet edhe më shumë, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Në mënyrë të veçantë Presidenti u ndal në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese shqiptare e franceze, duhet të bashkëpunojnë e koordinojnë më mirë për të goditur me efikasitet grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

"Bashkëpunimi i sukseshëm në këtë drejtim do të forconte sundimin e ligjit në Shqipëri dhe do ta afronte më shumë vendin me Bashkimin Evropian" nënvizoi Presidenti Meta.

Meta dhe Collomb vlerësuan progresin e bërë në parandalimin e fenomenit të emigrimit të paligjshëm dhe të azilkërkuesve nga Shqipëria, si dhe ndanë të njëjtin mendim se kjo frymë bashkëpunimi duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

Presidenti vlerësoi gjithashtu vëmendjen e veçantë që Franca po i kushton, gjithnjë e më shumë, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit mesdhetar, si dhe përshëndeti iniciativat franceze për një prezencë më të madhe në Shqipëri e rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy