Rama: LSI është model i transparencës së financimit të partisë

Rama: LSI është model i transparencës së financimit të partisë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Forumin “Integriteti i Partive politike” në Sarajevë.

Nënkryetari i LSI-së tha se transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre dhe se transparenca rrit integritetin, ndërsa integriteti ushqen transparencën. Gjithashtu, Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në vendin tonë.

“Transparenca e financimit të partive është një dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin, integriteti ushqen transparencë. Lëvizja Socialiste për Integrim është modeli i transparencës së financimit të partisë në Shqipëri”, tha Luan Rama, duke shtuar se korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.

“Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake. Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca kusht për të rritur besimin tek partitë”,  deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy