Qytetari i ankohet për Drejtorinë e Tatimeve, Rama: Nëse ke të drejtë, drejtori ikën nga puna

Qytetari i ankohet për Drejtorinë e Tatimeve, Rama: Nëse ke të drejtë, drejtori ikën nga puna

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesa publike me skuadrën fituese të 25 qershorit në Lezhë. Gjatë dëgjimeve, një qytetar i cili posedonte një biznes të vogël u ankua se kishte probleme me drejtorinë e Tatimeve.

Ai tha se është gjobitur njëherë nga tatimet dhe e ka paguar gjobën, por rezulton sërish debitor.

“Kam një biznes të vogël. Jam gjobitur njëherë nga Tatimet dhe i kam paguar, por pasi gjetën shkeljet thanë të bëj një apelim ndaj Tatimeve. Ika nga aty shkova tek ekonomistja. Kur shkova aty, ekonomistja më tha se dal 560 mijë lekë i gjobitur bashkë me përqindjet. Kërkova ndihmë si të lidhesha dhe të komunikoja me ju. Pagesat i kam bërë të gjitha, përjashto vitin 2013 dhe vitin 2014 ku pagesat janë bërë me faturë dore të cilën na e kanë sjellë nga zyra e tatimeve dhe është bërë pa përcaktim afati për t’u paguar. Në vitin 2015 jam gjobitur, ku duhet të paguaja çdo muaj tatim mbi qiranë. Që nga kjo kohe e deri më sot unë i kam të gjitha faturat. Fatura për qershorin 2017 e kam paguar në datë 6 korrik 2017, madje dhe në bankë del e paguar dhe në sistem, kurse në zyrën e Tatimeve del e pakaluar në sistem. Kjo do të thotë se meqë nuk ka kaluar në sistem unë nesër penalizohem”- tha qyetari.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i tha se çështja e tij do të ndiqet dhe nëse ai ka të drejtë për problemin drejtori i Tatimeve në Lezhë do largohet nga puna.

“Mbas takimit do ta ndjekim këtë çështje dhe do ta verifikojmë nëse ju keni të drejtë apo Tatimet kanë të drejtë. Nëse ju keni të drejtë, ne ju kërkojmë falje dhe drejtori i Tatimeve ikën nga puna”- i tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy