Bushati takon Nënsekretarin e Shtetit Mull: Shqipëria, kontribut të çmuar në NATO

Bushati takon Nënsekretarin e Shtetit Mull: Shqipëria, kontribut të çmuar në NATO

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur një vizit zyrtare në Uashington për të marrë pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo. 

Gjatë qëndrimit në Uashington, shefi i diplomacisë shqiptare zhvilloi një takim me nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Politike, Stephen Mull. Në takimin me Nënsekretarin Mull, Bushati vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për sa i përket zbatimit të reformave të brendshme e kryesisht asaj në gjyqësor, si dhe në garantimin e sigurisë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit. 

SHBA-të duhet të vazhdojnë të jenë prezentë në BP, theksoi Bushati, jo vetëm si faktor paqeje dhe sigurie por dhe si kundërbalancues i ndikimit të fuqive të treta në rajon. 

Nga ana e tij, Nënsekretari Mull falënderoi Shqipërinë për kontributin e çmuar si në kuadër të NATO-s ashtu dhe si faktor konstruktiv në rajonin e Ballkanin Perëndimor. 

Nënsekretari Mull theksoi rëndësinë strategjike që SHBA-të i japin integrimit të Shqipërisë në BE dhe vazhdimit të zbatimit të reformave të brendshme. 

Mull njohu po ashtu Ministrin Bushati me mesazhet kryesore të Samitit të Helsinkit si dhe me pikëpamjet e Departamentit të Shtetit mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimi Evropian.

Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim me Senatorin Roger Wicker, Kryetari i Komisionit OSCE-Helsinki. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy