‘’Gati për Shqipërinë’’, Rama: Grupi i punës do bëjë pasqyrën e gjithë interesimeve deri në fund të majit

‘’Gati për Shqipërinë’’, Rama: Grupi i punës do bëjë pasqyrën e gjithë interesimeve deri në fund të majit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar të gjithë studentët me nota të larta brenda dhe jashtë vendit për interesimin në adresën gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Ditën e djeshme Rama hapi thirrjen për gjithë studentët e shkëlqyer që të ndihmojnë në punët e mëdha të mandatit të tretë.

Ai tha se grupi i punës do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve deri në fund të majit dhe më pas do të nisë kontaktimet.

Faleminderit për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë

May be an image of 1 person and text

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy