Dita e Europës/ Rama: Shqipëria më afër ëndrrës së vjetër shqiptare. Nikolla: Të ecim më shpejt drejt BE-së

Dita e Europës/ Rama: Shqipëria më afër ëndrrës së vjetër shqiptare. Nikolla: Të ecim më shpejt drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh kushtuar Ditës së Europës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama theksoi se Shqipërinë kjo ditë e gjen më afër ëndrrës së vjetër.

Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë sot një mesazh në Ditën e Europës. Ajo deklaroi se kjo është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian.

9 Maji, Dita e Evropës, është dita që na shpie te ëndrra, rrënjët, qytetërimi, identiteti, vizioni dhe destinacioni ynë i natyrshëm evropian, drejt kësaj “mrekullie hyjnore” në tokën e kontinentit të vjetër.

Mbështetja e mbizakonshme popullore e anëtarësimit në Bashkimin Europian është një frymëzim i madh, por edhe një sfidë për Kuvendin e Shqipërisë, për lidershipin tonë të ecjes sa më shpejt drejt familjes së madhe evropiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy