
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.
Skënderi u votua me katër vota pro nga mazhoranca, dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.
Arben Skënderi do ketë përballë në zgjedhjet e 30 qershorit, kandidatin e PS dhe kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.



