“Xhisiela”/ Rama: S’gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr, deputeti është pranë gruas së sëmurë

“Xhisiela”/ Rama: S’gjykohet baba për veprat e djalit sa një derr, deputeti është pranë gruas së sëmurë

Kreu i qeverisë thotë se askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për tjetrin, dhe në këtë rast i referohet deputetit të tij Rrahman Rraja, djali i të cilit është në paraburgim me masë arresti i akuzuar për përndjekje të ish-të dashurës.

Me këtë qëndrim, kryeministri i del në mbrojtje deputetit Rraja, duke mos e përjashtuar nga partia pas skandalit që ka ditë që ka shpërthyer në Shqipëri, ku nga një oficer në arrati në tentativë për të marrë mbrojtje dhe azil jashtë vendit, denoncoi publikisht se djali i deputetit Rexhep Rahja ka dhunuar një vajzë Xhisiela Maloku dhe kjo e fundit është detyruar të tërhiqet pasi është kërcënuar nga fisi i deputetit.

I ftuar në "Real Story", Rama tha se secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Nuk mban përgjegjësi babai për veprimet e djalit madhor. 

"Djali i deputetit, e paimagjinueshme kur të tjetër kishin pushtetin, sot ai është në burg, deputeti është pranë gruas së tij që po lufton me një kancer terminal, dhe nëse ka provën më të vogël se deputeti është i përfshirë në çfarëdolloj influence, ai do mbajë përgjegjësi. Nuk është e vërtetë që u arrestua se ngjarja u fry, detyra e policisë është bërë në mënyrë korrekte", deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk gjykohet baba për atë që bën djali sa një derr, që është aty ku e meriton. 

Rama tha se nuk ka asnjë provë që të dëshmojë interferencën politike, pasi prova e vetme sipas tij është fakti që djali i një deputeti tashmë është në burg.

"Xhisiela meriton vetëm drejtësi dhe atë mund t'ia japin vetëm institucionet e drejtësisë", tha Rama, duke shtuar se vajza 25-vjeçare është duke u përdorur nga opozita për qëllime politike. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy