Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë

Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë

Kreu i Partisë “LIBRA” Ben Blushi, ka vijuar reagimet e tij duke e quajtur politikën që ka udhëhequr vendin për gjatë këtyre viteve “KAKISTOKRACI”. Për ti dhënë shpjegim këtij termi Blushi, është shprehur se kjo është një fjalë që ven nga greqishtja dhe “nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqijtë e mundshëm”.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Blushi thotë se Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. 

KAKISTOKRACIA SI KRYEVEPRA E EDI RAMËS

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem. Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi. Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv. A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqinj të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë.Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më cështje partish, është cështje misioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy