Kjo protestë përtej kundër Edi Ramës, shihet si protestë edhe me sistemin dhe konflikt gjeneracional.
Kështu tha analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për protestën 12-ditore të nisur kundër projektit në Zvërnec.
Janë të lodhur, të mërzitur dhe ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur. Që të thuash që është mrekulli e turizmit kjo që po ndodh në Zvërnec, nuk e përtyp dot njeri. Zvërneci ishte historia simbol dhe e kapjes së shtetit dhe lidhjes me oligarkinë dhe nënshtrimit të medias.
U bënë të gjitha bashkë deri sa shpërtheu. Kjo protestë në ditën e 12-të e ka tejkaluar Zvërnecin dhe ka si objektiv shporrjen e Edi Ramës. Ata njerëz që janë në rrugë nuk duan të vijë Rama dhe të zëvendësohet ose me qeveri teknike, ose me Lali Erin, ose me Sali Berishën ose Flamur Nokën.
Ata duan ndërrim gjeneratash, se sa do të ndodhë mbetet për tu parë. Nëse krahas parullës “Rama në burg, Berisha në burg” ata thonë dhe bojkotoni median, është një gjë që shkon përtej Edi Ramës, se në Zvërnec nuk ishte vetë Edi Rama, Kushner dhe Çet Kastrati.
Në Zvërnec pati një heshtje të turpshme të të gjitha mediave. Se ata shohin tërheqje zvarrë, protesta me ditë dhe nuk i pasqyron asnjë media.
Kjo protestë përtej kundër Edi Ranmës, shihet si protestë edhe me sistemin dhe konflikt gjeneracional. Zvërneci është gjëja e hajdutit me çizme për të grabitur Shqipërinë.



