EMRAT / Zgjidhen 8 finalistët e FRESSH, votimi për kreun me 22 tetor

EMRAT / Zgjidhen 8 finalistët e FRESSH, votimi për kreun me 22 tetor

Pas gjysmëfinales së zhvilluar ditën e dielë, Juria e FRESSH-VOICE mbylli sot mandatin e saj duke deklaruar finalistët për drejtimin e Forumit të Rinisë Eurosocialiste. 

PS njofton se finalistët u përzgjodhën nga juria pas një diskutimi dhe me votim.

Ata janë sipas renditjes alfabetike:

1. Ana Abdi          
2. Eljo Hysko              
3. Elsamed Mukaj      
4. Erjo Mile                
5. Ermal Petushi          
6. Jonida Spaho          
7. Marinela Rukia        
8. Shpati Kolgega        

 

Finalistët tashmë do të përballen me njëri tjetrin në një fushatë në 12 qarqet e vendit, në një format debati live me pyetje midis njeri tjetrit por edhe anëtarëve të FRESSH.

Më pas finalja e madhe do të jetë në datën 22 tetor në Tiranë, ku drejtuesi i ri i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë.

 

“FRESSH Voice ishte një format i ri në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të një forumi rinor. Format ky mjaft i suksesshëm, ku të rinjtë socialistë jo vetëm do të zgjedhin vetë më të mirin midis tyre, por edhe për shkak të shtimit të radhëve të FRESSH. Vetëm nga platforma e FRESSH Voice janë anëtarësuar në forumin rinor socialist më shumë se 10 mijë të rinj në të gjithë Shqipërin” – njofton selia rozë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy