Kuvend/ Shehu: Grusht shteti. Mediu: Situatë e turpshme, të largohen gardistët

Kuvend/ Shehu: Grusht shteti. Mediu: Situatë e turpshme, të largohen gardistët

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Tritan Shehu, një nga deputetët e paktë që janë lejuar të futen, ka deklaruar se kjo që po ndodh është grusht shteti. Ai u shpreh se deputetët po bllokohen e nuk po lejohen të jenë pjesë e punimeve të seancës.

Këtu po mashtrohet rëndë, janë ushtarët jashtë që ndalojnë deputetët. Çfarë janë këto kërcënime që bëhen në sallën e parlamentit ku jemi këtu, ky është terrori i vërtetë, është grusht shteti. Janë ushtarët që nuk i lënë, ne u futëm me zor, të tjerët nuk po lihen të futen. Ju po kërkoni të shkatërroni këtë godinë që është simboli i demokracisë.

Ndërsa Fatmir Mediu në fjalën e tij duke e konsideruar sitautën e krijuar brenda dhe jashtë kuvendit si të rëndë dhe turpshme kërkoi largimin e gardistëve dhe lejimin e futjes së deputetëve.

Kjo është situatë e rëndë dhe e turpshme, nuk ndodh në asnjë vend evropian të përjashtohen deputetë në grup, prandaj është detyrueshme të hiqen gardistët dhe të ulet dhe të diskutohet për këtë ngërç që ka kapur kuvendin, sepse ky është kuvendi i deputetëve të zgjedhur nga qytetarët. Mendoj se ka ardhur koha të ulemi të gjejmë rrugën e komunikimit. Largoni gardën nga parlamenti është e turpshme, e papranueshme të rrethohen deputetët dhe salla të kthehet në sallën e deputetëve dhe jo gardistëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy