Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, martesën e dy vajzave në tarracën e bashkisë Tiranë në fundjavë e sheh si të pabazuar në ligj.
Duke folur për MCN Live ai tha se legjislacioni shqiptar lejon vetëm martesën mes një burri dhe një gruaje.
Ky është një veprim ekstra ligjor, i dënueshëm. Njerëz të tjerë dhe përfaqësues të besimeve kanë folur.
Kjo situatë që ka ndodhur atje, ka fyer pikë së pari, ndoshta shumicën dërrmuesve të votuesve të kryetarit të bashkisë.
Votuesit socialistë nuk janë votues liberalë, ndoshta janë më konservatorë se votuesit e djathtë.
Ndryshe nga lëvizja liberale që kërkon ti thyejë matricat shtetërore, socialistët shqiptarë vënë më përpara normën se sa kuadrin ligjor.
Më shumë konservator votues do gjeni në Partinë Socialiste se sa në Partinë Demokratike. Është autogol për Erion Veliajn dhe e turpshme.
Ata të bëjnë ç’të duan, le të jetë pjesë e domainit privat, ashtu e shikojnë botën, nuk përkon me mënyrën se si shumica shikon botën.
Kur bashkia me skandalet kur është e përfshirë hedh një skandal të ri në opinionin publik.
Ai strategjist që ia ka këshilluar për të hequr vëmendjen ka bërë një gafë, është vendosur për keq në qendër të debateve publike.
Këto janë çështje që duhen arkivuar dhe lënë në harresë.



