
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje sot për kursim të energjisë, ndërsa paralajmëroi se mund të vendoset fasha 800kWh në muajin nëntor.
Rama tha se fasha nuk u aplikua në tetor pasi qeveria ishte në pritje të një mundësie për të mos e vënë në zbatim.
“Fasha 800kwh duhet të hynte në fuqi, por nuk hyri se ne mezi presim të shohim një mundësi e vogël që krijohet në familjet dhe bizneset e vogla. U krijua një mundësi e vogël për mos ta vënë në zbatim sepse ka filluar një sensibilizim për të kursyer, patëm dhe reshje, jo të mjaftueshme, jo për të fjetur gjumë rehat. Se ka ardhur koha e shohim diellin me inat të na falë perëndia shi. Dhe, edhe për muajin, nëntor po rrimë po presim nëse do të na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi”.
Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë nga Përmeti, ku ai zhvilloi takime me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm.



